Dashuria e çiftit të famshëm kalon kufijtë, fansat nisin një fushatë të pazakontë

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 08:55 | Nga

Që kur u mësua dashuria e dy aktorëve të njohur në Turqi, Engin Akyürek dhe Cansu Dere, të gjithë sytë kureshtarë janë duke i ndjekur anekënd, brenda dhe jashtë vendit. Në një kohë kur mediat në Turqi vijojnë të kërkojnë prova që çifti ka nisur bashkëjetesën, kjo lidhje ka marrë vëmendjen maksimale edhe në Argjentinë.

“Diamante dhe dashuri”, një prej serialeve më të ndjekur në pothuaj të gjitha vendet ku u transmetua, ka thyer rekord shikueshmërie edhe në Argjentinë. Engin Akyürek, me rolin e Omerit, gati-gati është krahasuar me interesin që ngjallte dikur Maradona.

Së fundi, aktori i ka entuziazmuar fansat edhe më shumë me filmin ‘Çocuklar Sana Emanet’, premiera e të cilit u organizua me një festë të veçantë nga fansat edhe në Argjentinë.

Jo vetëm që ishte vënë një poster i madh i aktorit ditën e premierës, por fansat kishin në duar edhe një libër – atë që ishte duke lexuar Engin Akyürek në një kafe në Stamboll.

Një libër nga Paul Auster (Karanlıktaki Adam), sapo u pa në duart e aktorit të njohur, u kthye në librat që duheshin lexuar patjetër, vetëm pas pak javësh.

Edhe në Argjentinë, fansat kanë pozuar në posterin e aktorit të famshëm bashkë me librin e tij të preferuar, i cili është kthyer në librat më të shitur në vend.

Nga ana tjetër, fansat nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe aktoren e njohur për rolin e Ejshanit në “Ezel”, Cansu Dere, për të cilën kanë nisur një fushatë. Meqenëse e kanë aktoren e tyre të adhuruar edhe nga “Ezel”, të gjithë kërkojnë që Dere të vizitojë Argjentinën sa më shpejt, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi ta shohin nga afër aktoren e tyre të adhuruar.

Të ngjashme