Defektet zgjedhore që vazhdimisht përsëriten

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra rekomandime të misioneve vëzhguese vendore dhe ndërkombëtare vazhdojnë të mbesin të paadresuara. Kjo ka bërë që Kosova të prezantohet me dy fytyra në procese zgjedhore.

Derisa në komunat me shumicë shqiptare lejohet gara konkurruese, në komunat me shumicë serbe ambienti i fushatës në veri u dëmtua qysh në vitin 2017 nga kërcënimet brenda komunitetit serb, duke i vënë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës Serbe shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në gjetjet e vëzhguesve të BE-së, kjo përfshinte presionin mbi kandidatët individualë për t’u tërhequr dhe për ta kufizuar konkurrencën politike. Si pasojë e kësaj, asnjë parti opozitare në veri nuk e sfidoi Listën Serbe as në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku u zgjodhën kryetarët e rinj- të vjetër.

Në zgjedhje nuk mori pjesë as partia kryesore- Iniciativa Qytetare Serbe, së cilës iu vra lideri në fillim të këtij viti, autorët e së cilës ende nuk janë zbuluar e as motivi i këtij krimi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri i ka mbikëqyrur edhe koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme