Deklarata e Pavarësisë dërgohet në 7 qendrat e vendit, vendoset në sheshin “Nënë Tereza”

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 09:13 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit, raporton Ekonomia Online.

Në Prishtinë Deklarata është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Deklarata do të dërgohet edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.

Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.

Për shënimin e kësaj dite me 16 dhe 17 shkurt janë parashikuar një varg aktivitetesh.

Më pas bëhet vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Skënderbeu”.Kurse në sheshin “Adem Jashari” bëhet hapja e Panairit të produkteve vendëse.

Në të gjitha rrethet kryesore te kryeqytetit do të vendoset flamuri shtetëror.

Kurse më 17 shkurt në ora 08:00 do të mbahet mbledhja festive e Qeverisë. Kurse në ora 08:30 bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Në ora 08:45 vendosjen kurora lulesh te shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

Në ora 09:45 vendosen kurora nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.

Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton EO.

Një koncert për paralajmëruar për në orën 20:00.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në Sheshin “Nënë Tereza”

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 16, 2019

Të ngjashme