Delawie informohet për trajnimet e FSK-së

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 15:54 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, vizitoi kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast gjenerali Rrahman Rama e falënderoi ambasadorin e ShBA-ve, për ndihmën e pakursyer që ShBA-të po japin për FSK-në, si dhe e njoftoi ambasadorin Delawie, me angazhimin e FSK-së, si dhe bashkëpunimin me instruktorë të Gardës Kombëtare të Ajovas-ShBA, gjatë trajnimeve që po zhvillohen aktualisht në FSK.

Gjatë vizitës në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, komandant i QSU-së, majori Avni Kiqina, përmes një prezantimi e njoftoi ambasadorin Delawie, me aktivitet e saj; shkollimet dhe trajnimet profesionale që përgatiten në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së.

Ambasadori Delawie shprehu kënaqësinë që gjendet në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, si dhe përgëzoi stafin dhe kadetët për arritjet e përgjithshme.

Ai më pas, para kadetëve të FSK-së, mbajti një ligjëratë të përgjithshme që në fokus kishte të bënte korrupsioni si një e keqe e shoqërisë në përgjithësi. Me këtë problem po merren jo vetëm shtetet në zhvillim por edhe ato të zhvilluara. Interesimi i kadetëve rreth kësaj teme ishte i madh, ku shumë nga ta i parashtruan pyetje ambasadorit Greg Delawie.

delawie1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme