Dëmtohet projekt-plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 13:59 | Nga

Persona deri tash të pa identifikuar kanë dëmtuar projekt-planin e fabrikës së kërpudhave në Drenas, ndërtimin e së cilës e kishte filluar Behgjet Pacolli gjatë ditës së djeshme bashkë me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj Komune, shkruan EkonomiaOnline

Përmes një komunikate për medie AKR kanë reaguar duke thënë se “askush nuk mund të ndalë zhvillimin Drenasit dhe Drenicës. Pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe mos zhvillimit të zonës nuk mund ta mbajë më askush. Drenica si çdo pjesë e Kosovës meriton zhvillim, ekonomi e punësim. AKR do ta bëjë këtë dhe ju garantojmë se nuk do të ndalemi. Këtë u garantojmë. Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas”, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Displaying 15182462_10210342752061650_1850837658_o.jpg

Displaying 15233583_10210342764341957_710554029_o.jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme