Denaj: Eksportet bujqësore në Shqipëri shënuar rritje mbi 17 për qind

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Anila Denaj ka bërë të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje me 17.5 për qind, gjatë 8-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas saj, ato arritën në vlerë mbi 380 milionë euro nga rreth 320 milionë euro që ishin në 8-mujorin 2022.

“Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi dhe suksesit të politikave të qeverisë për sektorin, të cilat na sjellin më afër me objektivin 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme