Deputetët kërkojnë nga kryeministri ta autorizojë dikë të raportojë për grantet e Ministrisë së Bujqësisë

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 14:20 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe sektari i përgjithshëm i kësaj ministrie, nuk kanë marrë pjesë me mbledhjen e radhës së komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, raporton Ekonomia Online.

Ftesa për zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kishte të bënte me raportimet për lidhur me grantet e kësaj ministrie.

Deputetët u dakorduan që t’i dërgojnë letër kryeministrit që ta caktojë personin për mbledhjen e radhës që të mbrojë pretendimet e ngritura.

Kryesuesi i Komisionit, Muharrem Nitaj, tha se është takuar me ta dhe ka marrë përgjigje për shkakun e mospjesëmarrjes së tyre.

“Arsyetimi i tyre ata thonë se nuk kemi mandat apo nuk na ka autorizuar dikush”, tha Nitaj.

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, ngriti edhe shqetësimet lidhur me barkodet.

Sipas tij, Oda Ekonomike e Kosovës, po lëshon bar kode por nuk po i monitoron ato.

Lidhur me këto bar kode, anëtarët e komisionit u pajtuan që të vizitojnë edhe tri institucione të tjera në lidhje.

Të ngjashme