Deputetët kërkojnë sqarime nga ministri për librat shkollorë

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 13:20 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e Auditimit për Raportin Financiar të Fondit të Bashkuar për Sektorin e Arsimit për periudhën janar-mars 2016 si dhe procesin e rishikimit të teksteve shkollore.

Deputetët e komisionit kanë kërkuar sqarime nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, Arsim Bajrami, rreth çështjes së rishqyrtimit të librave shkollor dhe buxhetin të cilin e ka shpenzuar për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Enver Hoti nga Nisma pyeti ministrin edhe për qendrat e kompetencave se sa janë përmirësuar.

Për të gjitha këto ministri Bajrami u përgjigj, duke thënë se me rishqyrtimin e librave që kanë bërë kanë arritur të kursejnë buxhet.

Sa i përket kohës së mësuesve për rishqyrtim ai ka pranuar që kanë pasur kohën e shkurtër, por ka thënë se kanë pritur që të kenë më shumë probleme substanciale dhe jo teknike siç kanë pasur.

Kurse për qendrën e Kompentencave që ka të bëjë me shkollat profesionale, Bajrami tha se gjendja është e mirë, por e njëjta gjë nuk u tha edhe nga deputeti Hoti.

Kryetari i komisionit Faton Topalli ka cituar raportin e Auditorit të Përgjithshëm duke thënë se rishqyrtimi i librave nuk është përmirësuar, duke thënë se ka planifikim të keq për këtë çështje.

Kurse ministri Bajrami ka thënë se ndryshimet në arsim nuk mund të jenë të shpejta.

Ai ka thënë se pas Ligjit për tekstet shkollore gjendja në arsim do të ndryshohet.

Të ngjashme