Deputeti gjerman: Ndryshimi i kufijve në vija etnike mund të shkaktojë reagim zinxhiror

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga Parlamenti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se ndryshimi i kufijve në vija etnike midis Kosovës dhe Serbisë, mund të shkaktojë reagim zinxhiror.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për Deutsche Welle duke shtuar se propozimi për ndryshim të kufijve duhet të refuzohet sepse në rastin më të keq mund të shpijë në konflikt të armatosur.

“Ndryshimi i kufijve në vija etnike mund të shkaktojë reagim zinxhiror. Për këtë arsye, ky propozim, nga cilado palë të ketë ardhur, duhet të refuzohet në atë mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim. Në skenarin më të keq, mund të vijë deri tek përshkallëzimi dhe konflikti i armatosur”, ka thënë deputeti Meyer.

Kujtojmë se nesër në Berlin pritet të takohen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është thirrur nga Kancelaria gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Të ngjashme