Deri në orën 11:00, votuan 8.58 për qind e qytetarëve

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 11:52 | Nga Gzim Mujaj

Deri në orën 11:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vijuar pa ndonjë problem.

“Është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë  problem. Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 qind e qytetareve apo mbi 169 mijë votues. Sipas informacioneve të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë kemi pasur disa problem me qendrat e vendvotimit me kusht, probleme me user ka pasur”, tha ai.

Të ngjashme