Deshën t’i deponojnë 27 935 euro monedha false në bankë, arrestohen dy arkatarë

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është iniciuar një rast i “falsifikimit të parasë”. Rasti fillimisht është trajtuar nga zyrtarë policorë të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë e më pas lënda i ka kaluar hetuesve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Dy të dyshuar: Sh.A. (1991) dhe E.I. (1993), si arkëtarë të një ndërmarrjeje, kanë deponuar në një nga bankat e kryeqytetit një shumë të parave prej 37 968 euro. Nga kjo shumë, dyshohet se 27 935 euro, janë të falsifikuar.

Parat që dyshohet të jenë të falsifikuara janë monedha metalike me prerje dy dhe një euro (13 746 x 2 = 27492 euro dhe 443 x 1=443 euro, pra gjithsej 27935 euro).

Njësia e forenzikës ka bërë sekuestrimin e monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe më pas të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme