Dështojnë bisedimet Lazio-Milan për Biglian

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 12:09 | Nga

Lucas Biglia mund të mbetet edhe një sezon te skuadra romake e Lazios.

E gjithë kjo pasi që kanë dështuar bisedimet mes skuadrës aktuale të mesfushorit dhe ekipit të Milanit.

Futbollisti ishte shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re me lacialët, por interesimi i rossonerëve bëri që të hezitojë argjentinasi të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e drejtorit sportiv shqiptar Igli Tare, transmeton Telegrafi.

Biglia ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin, por Lazio po kërkon të paktën 25 milionë euro.

Sipas Il Messaggero, oferta në tavolinë nuk do të kalojë më shumë se 15 milionë euro plus bonuset ose një lojtar.

Ndryshe, në rast të dështimit përfundimtar të bisedimeve, 31-vjeçari po kërkon marrëveshje më të mirë me Lazion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme