Dështon kalimi i Hazardit në Real Madrid, shkaku i FIFA-s dhe vetë Realit

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Gjasat që Eden Hazardi të kalojë në Real Madrid duken më të vogla se kurrë më parë, për shkak të një numri faktorësh që e kanë ndryshuar situatën rreth tij plotësisht së fundmi.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se një marrëveshje e mundshme mes Chelseat dhe Real Madridit duket e paarritshme, edhe pse sulmuesi belg e ka thënë haptazi se dëshiron t’i bashkohet kampionit evropian.

Ndër arsyet e dështimit të transferimit të tij në Madrid është vendimi i FIFA-s për ta ndëshkuar klubin londinez, duke ia ndaluar transferimin e futbollistëve në dy afate kalimtare, për shkak se i ka thyer rregullat duke blerë lojtarë të shumtë nën moshën 18-vjeçare.

Po ashtu, problemi për Hazardin është se Real Madridi nuk e ka ende të qartë nëse dëshiron të blejë atë, edhe pse drejtuesit dhe bordi janë për.

Rritja e shpejtë në formë e Vinicius Junior dhe ardhja e pashmangshme e Rodrygos e kanë frenuar klubin nga blerja e belgut, e cila para disa muajve dukej gjë e sigurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme