Detaje nga plagosja e policit në Tiranë

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ka kaluar rrezikun për jetë inspektori i policisë Edlir Alleshi i cili u plagos mbrëmë në Tiranë gjatë detyrës.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore pasi plumbi në zonën e barkut i kishte prekur disa organe.

Aktualisht polici ndodhet në Spitalin e Traumës ku është vizituar nga disa kolegë dhe të afërm që thanë se gjendja e tij është stabile.

Plagosja e tij erdhi pasi ai i kërkoi një personi që të ndalej për t’u kontrolluar nga policia, pastaj i dyshuari ka filluar të vraponte dhe kur është ndjekur nga policia ka shtënë me armë zjarri ku mbeti i plagosur Alleshi.

I dyshuari Klerent Bozhanaj ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer muajin e kaluar në Tiranë.

Policia ka premtuar 20 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij. Tutje policia shqiptare tha të mos merret asnjë veprim ndaj tij nga qytetarët përveç që të lajmërojnë në numrin 112.

Të ngjashme