Detaje të reja nga shpërthimi i bombës në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi në mëngjesin e sotëm, në veri të Mitrovicës , ngjarja ka ndodhur afër një qendre të fitnesit që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës. Siç është bërë e ditur edhe më parë përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar, transmeton Gazeta Metro.

Pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ.

Sipas zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, hetimi është në fazat fillestare.

“Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme