Detaje të reja nga tragjedia në Bullgari, prokurorët: Janë gjetur 44 trupa, 1 i zhdukur

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se në autobus janë gjetur 44 trupa e jo 46 siç është thënë dhe raportuar deri më tani.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kanë qenë 8 persona që kanë shpëtuar nga autobusi dhe jo nga 7, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”, tha ai.

Zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borislav Sarafov shtoi se kontrolli kufitar ka regjistruar 52 pasagjerë në autobus, mes të cilëve edhe vozitës: “Ka konstatim se njëri nga pasagjerët ka hipur në një tjetër nga katër autobusët e kësaj kompanie turistike. Kjo ende nuk është vërtetuar dhe aktualisht është një mister për autoritetet.”

Sarafov ndër të tjera ka deklaruar se  kontrolli kufitar ka regjistruar 52 pasagjerë në autobus, mes të cilëve edhe drejtuesit.

“Ka konstatim se njëri nga pasagjerët ka hipur në një tjetër nga katër autobusët e kësaj kompanie turistike. Kjo ende nuk është vërtetuar dhe aktualisht është një mister për autoritetet”, është shprehur ai.

Ndërkohë hetuesit dyshojnë se transferimi i një pasagjeri mund të ketë ndodhur 20 minuta para aksidentit të rëndë që autobusi është ndalur për pushim.  Nga pika e karburantit ku u ndalua u kërkuan kamera për të përcaktuar nëse një veprim i tillë kishte ndodhur.

Të ngjashme