Detyrat e fundvitit të kryeministrit

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 12:50 | Nga Shenoll Muharremi

A ka kohë dhe a duhet kryeministri të shkoj në Festivalin e TVSH ende pa i kryer detyrat thelbësore të qeverisë? Vlerësimi nuk është i nevojshëm vetëm për mësimdhënësit. Secili institucionet publik që funksionon me para publike duhet të i nënshkrohet vlerësimit sistematik dhe periodik. Vlerësimi vjetor është kryesori. Ti në parim nuk mund të fillosh një vit tjetër me sukses nëse nuk e ke vlerësuar realizimn apo jo të planit të vitit aktual.

Edhe të gjitha ministritë e qeverisë së Kosovës dhe vet Zyra e Kryeministrit duhet të vlerësohen në mënyrë që të kuptojmë se çfarë është realizuar nga plani në vitin paraprak e çfarë jo. Pa vlerësim është sikurse të punojsh pa drita në terr.

Vlerësimi është hallka më e rëndësishme e menaxhimit të qeverisë. Puna kryesore e kryeministrit është, jo vetëm me i organizuar ministritë dhe ministrat për zbatimin e planeve, por sidomos me i vlerësuar dhe me kërku llogari dhe me jep përkrahje ku ka nevojë. Kjo nuk po bëhet në Kosovë.

Kryeministri nuk po e kryen një ndër funksionet më kryesore që ka. Rrjedhimisht, ministritë mund të bëjë çfarë të duan apo edhe mos të bëjnë asgjë se askush nuk e di punën e tyre dhe sa kanë bërë e çfarë nuk kanë bërë.

Ndoshta për shkak të kulturës së kufizuar të menaxhimit kjo edhe nuk ju bënë përshtypje, por është saktësisht këtu ku fshihet suksesi eventual i qeverisë. Saktësisht për këtë arsye ndoshta Ministria e Arsmimit nuk po jep rezultate dhe po vlerësohemi në fund të listës globale të PISA. Për këtë edhe shëndetësia publike spo funksionalizohet. Edhe për ekonomi nuk kërkon llogari askush, as për inflacion.

Ne po kërkojmë që sistemi i arsimit publik të vlerësohet, por qeveria nuk po e vlerëson vehtën e saj si model. E as opozita, për çudi, nuk i kërkon llogari dhe nuk ju rri mbi kokë qeverisë e minsitrve të linjës rreth realizimit apo dështimit të planit vjetor. Në Kosovë mund të jesh ministër dhe gjithë vitin të mos bësh asgjë, pos të djegësh paranë publike, dhe në fund nuk kërkon askush llogari nga ti. Kjo është një detyrë e kryeministrit të qeverisë. As edhe një vlerësim vjetor nuk zhvillohet.

Të ngjashme