Dhjetëra pushues polak janë helmuar në Vlorë

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra pushues polak janë helmuar në Vlorë.

Dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit. Më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

30 prej tyre janë duke u trajtuar në spital, ndërsa disa prej tyre do të marrin regjim spitalor pasi janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Një tjetër autobus me rreth 50 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit./TCH

Të ngjashme