Dhurohet gjak për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zbatohen rekomandimet e IKShP-së

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 10:45 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorit, mbi 80 punëtor të kompanisë “Qami Construction” kanë dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj), raporton Ekonomia Online.

Menaxherja e kompanisë “Qami Construcion”, Florentina Rushiti, deklaroi se punëtorët kanë shprehur vullnetin që të dhurojnë gjak.

Rushiti potencoi se po ashtu kompania do të shpërndajë edhe dhurata për fëmijët të cilët qëndrojnë në Klinikën e Pediatrisë.

“Sot së bashku me stafin e kompanisë sot për nder të Ditës ndërkombëtare kemi shprehur vullnetin që të organizojmë dhurimin e gjakut. Po ashtu do të shpërndajmë dhurata për fëmijët që po qëndrojnë ne Klinikën e Pediatrisë”.

Ajo tha se shpreson që organizime të tilla të ketë edhe nga kompani të tjera për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

“Shpresoj që ne të ardhmen të ketë aktivitete të tillë edhe nga koleget e sektorit privat. Janë 80 punëtor që po dhurojnë gjak. Punëtorët e kanë mirëprit mirë organizimin e tillë dhe më shumë vullnet e kanë poranuar ftesën qe të jenë prezent në këtë ditë për fëmijët”, u shpreh Rushiti.

Menaxhere për marketing dhe informim në QKTGj, Melania Gjocaj, theksoi se kompania ndërtimore ka shpreh interesimin që të solidarizohet me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Gjocaj tha se janë të kënaqur me numrin e dhuruesve nga kjo kompani, po ashtu theksoi se po zbatohen edhe rregullat e IKShP-së.

“Kompania ka ardhur më vullnet me dhuruar gjak në mënyrë që të solidarizohen me ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Është një numër i kënaqshëm dhe po zbatojnë edhe distancën si dhe janë të pajisur me masa mbrojtëse ashtu siç ka paraparë IKShP”.

“Qendra jonë është e dizenfktuar dhe secili person që dhuron gjak kontrollohet dhe pyetet nëse ka pasur kontakt me ndonjëri të infektuar me Covid-19”.

“Kemi pasur mungesë gjatë kohës së pandemisë, por përmes organizimit që keni bërë e kemi një numër me të kënaqshëm. Tani fillojmë edhe me organizimet tona vjetore dhe besoj e do të kemi gjendjen më stabile”, tha ajo.

Punëtori nga kompania “Qami Construction”, Shefqet Aliu, thotë se dhurimi i gjakut të jep ndjenjën e shpëtimit të një jete.

“Që nga vitit 2001 dhuroj gjak, tani edhe kompania po dhuron gjak çdo 6 muaj ose 1 vit. Dhurimi i gjakut jep një ndjenjë të mirë sepse shpëton një jetë”, tha ai.

Kurse Sejdi Ibrahimaj, kërkoi që sa më shumë të dhurohet gjak për të shpëtuar siç tha si jetë, raporton EO.

“Ndjehem mirë kur dhuroj gjak. Kam dhuruar edhe më herët, është herë e tretë. Dhuro gjak shpëto jetë”, tha ai.

Kompania bëri edhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Të ngjashme