“Diddy” akuzon korporatat amerikane për mosmbështetje të njerëzve me ngjyrë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Reperi dhe themeluesi i “Revolt” Sean “Diddy” Combs është bërë viral pas akuzave që ka lëshuar në drejtim të korporatave më të mëdha amerikane se kanë dështuar të mbështesin komunitetin me ngjyrë.

Në një artikull të publikuar të enjten, Combs ka thënë ndër të tjera se brendet e mëdha po qëndrojnë në komunitet “me të njëjtën këmbë me të cilën qëndrojnë në qafën e njerëzve me ngjyrë”, shkruan The Independent, transmeton Koha.net.

Themeluesit i rrjetit kabllor televiziv “Revolt” ka argumentuar në shkrimin e tij se korporatat kanë dështuar të mbështesin pronarët me ngjyrë të bizneseve.

Të ngjashme