Dy depo janë djegur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren dje rreth orës 18:45. Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se për shkaqe të panjohura janë përfshi nga zjarri dy depo, njëra me ambalazhe plastike ndërsa tjetra me material higjienik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Sipas viktimave vlera e dëmit të shkaktuar në dy depot është rreth 200.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar.