Dije Rizvanolli emërohet përfaqësuese e Kosovës në Këshillin Administrativ të Bankës Zhvillimore të KiE-së

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Dije Rizvanolli është emëruar përfaqësuese e Kosovës në Këshillin Administrativ të Bankës Zhvillimore në Këshillin e Evropës.

Vendimi u miratua pas propozimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se tani që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE, vendi duhet të jetë i përfaqësuar.

“Ne jemi anëtar në Bankën Zhvillimore të këtij këshilli dhe marrë parasysh që kemi raporte tepër të mira me këtë bankë, do ta vazhdojmë edhe anëtarësimin apo përfaqësuesin në Këshillin Organizativ të kësaj banke, që të përfaqësohemi sa më mirë. Propozohet të emërohet Dije Rizvanolli, që është vijimësi e pozitës së njëjtë që ka përfaqësuar, është në stafin administrativ civil të ministrisë, është pozita e njëjtë që ka përfaqësues qeverinë edhe më parë, po për shkak të ndryshimeve në staf është ndryshuar edhe personi që duhet emëruar”, tha Murati.

KiE është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Të ngjashme