Dimkiq: Asgjë s’është taksa çfarë do të dalë Trepça

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Trepçës në veri, Jovan Dimkiq pasi ka thënë se “shqiptarët po na e rrëmbejnë minierën”, ka shtuar “se taksa ishte punë e vogël krahasuar me atë që do të ndodhë me Trepçën.

“Kur bëhet fjalë për taksën, në fillim menduam se do të jemi në rrezik për ushqim, mungesë ilaçesh…Por u tregua se me ndihmën e shtetit do t’i kalonim disi. Taksa, kur bëhet fjalë për Trepçën nuk është dhe nuk bën asnjë problem në krahasim me problemet që do të na dalin me miratimin e statutit dhe me hapat e ndërmarrë që parashihen sipas tij”, citon të ketë thënë Dimkiq.

Miratimi i statutit për Trepçën është një hap më tutje në vargun e dhunës juridike që po e zbaton Kosova, ka deklaruar sot Jovan Dimkiq për agjencinë serbe të lajmeve tanjug i cili në këtë medium paraqitet si drejtor i përgjithshëm i Trepçës- Veri.

“Shikuar nga aspekti profesional, ligj për Trepçën është krejtësisht i paqëndrueshëm. Ashtu si ligji, është miratuar edhe statuti dhe mund të them se bëhet fjalë për dokumente një kombesh“ ka thënë Dimkiq.

Në fund ai ka përmendi se 30 – 35 për qind e popullatës së veriut të Kosovës varet drejtpërdrejt nga aktivitetet e Trepçës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme