Diona Fona në përgatitje të këngës së re “Sheqer”

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Diona Fona duket se ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Kjo në bazë të disa imazheve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Bukuroshja shqiptare ka befasuar me ndryshimin në dukje, gjersa në secilin klip sjell gjëra të reja.

Diona Fona (Foto: Instagram)

“Ai më thërret mua sheqer”, ka shkruar ajo duke aluduar se kënga e re e Fonës do të titullohet “Sheqer”.

Në këtë postim, Diona shfaqet me një palë sytjena ngjyrë të gjelbër dhe një xhaketë rozë.

Stili i flokëve dhe grimi me nuance të ngjyrës së gjelbër e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme