Diskutimi për territore në dialog nuk merr mbështetje nga Haradinaj e Veseli

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 11:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë e ka shprehur qëndrimin e tij, se është kundër diskutimit për territore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pas takimit koordinues për dialogun me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe bashkëkryesuesin e dialogut, Shpend Ahmeti, tha se nuk jep mbështetje ekipit dialogues të Kosovën, nëse është në pyetje territori.

“Qe është ne pyetje territori unë nuk ju mbështes”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ndërsa, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk kanë pretendime për shkëmbim territoresh.

“Ne do të dërgojmë mesazh tek Vuciq dhe do ti tregojmë që nuk mund të flas në emrin tonë dhe nuk është njeri i moderuar.  Ne nuk kemi pretendime për shkëmbim territoresh”, u shpreh Veseli.

 

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesin e Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, në konferencë për media pas takimit të përbashkët

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, December 26, 2018

 

 

Të ngjashme