Djali rreh nënën, arrestohet nga policia

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme ka arrestuar një person në fshatin Arllat, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë si dhe kishte kanosur nënën e tij, shkruan Ekonomia Online.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në klininën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij . I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme