Djeg mandatin edhe një tjetër deputet i Parlamentit shqiptar

Tiranë | 24 Shk 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër deputet i opozitës ka djegur mandatin e deputetit.

Fjala është për kreun republican Fatmir Mediu.

Burime të SYRI.net bëjnë të ditur se në këto moment Mediu ka djegur mandatin duke i’u bashkuar kolegëve të tij opozitar.

Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin e fortë pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme