Rrjeti i organizatave DnV ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale. Sipas kësaj organizate balotazh do të ketë në më shumë se gjysmën e komunave.
Pa balotazh sipas të dhënave të para të DnV ka gjasë të mbesin Fushë Kosova, Skenderaj, Lipjani, Juniku, Mamusha, Ranilluka, Parteshi, Zubin Potoku, Stërpca e Mitrovica e Veriut ndërsa diskutabile mbetet Peja.
“Është brenda margjinës së 1% shkuarja apo mos shkuarja e Pejës në balotazh”, theksoi Ismet Kryeziu, nga DnV.
Në Prishtinë do të ketë balotazh mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e kryeqytetit, sipas DnV-së.
Shpend Ahmeti i VV-së ka fituar 44.46, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së 35.54 në kuadër të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura sot duke detyruar qytetarët e Prishtinës të dalin edhe një herë në votim.
Ky rezultat vjen pas 87.71 për qind të votave të numëruara. Selim Pacolli i AKR-së është i treti në zgjedhjet e sotme me dhjetë për qind duke lënë prapa PDK-në dhe AAK-në.
Këto janë statistikat e plota:
Deçani: AAK pa balotazh
Gjakova: AAK 10% para Mimoza Kusari–Lilës
Istog: LDK–43.46 AAK–37.36
Kaçanik: PDK–39.64 VV–21.48
Klinë: PDK–36.7 AAK–25
Fushë Kosova: LDK–62% VV–19.75
Kamenicë: VV–34% LDK-28%
Mitrovicë: PDK–30.32% AKR–25.8%
Lipjan: LDK–56% PDK–23.1%
Obiliq: AAK–46.95% LDK–26%
Rahoveci: AAK–34.48% PDK–28.05%
Peja: LDK–50.08% AAK-31.9%
Podujevë: LDK-50.8% VV–29%
Prishtina: VV–44.46% LDK–35%
Prizren: 29.66% VV – 22.7% LDK – 19.08%
Skenderaj: Bekim Lushtaku–83%
Shtime: PDK–34.8% LDK–26.4%
Suhareka: AAK–39.44% LDK–33%
Ferizaj: PDK–39.65% LDK–31.08%
Vitia: LDK–52% VV–24.33%
Vushtrria: PDK–32.09% VV–27.07%
Malisheva: Nisma-39% PDK-27%
Junik: AAK 58%
Hani i Elezit: Rufki Suma – 58%
Demokracia në Veprim vëzhgoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha 2505 vendvotimet në territorin e Kosovës.