Dogana kap 1 ton duhan të kontrabanduar në vlerë mbi 50 mijë euro

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Njësitet e Doganës së Kosovës sot kanë konfiskuar mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në rajonin e Prizrenit.

Pas një pune operative dhe hetimore, sot pasdite njësitet e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan.  Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje, ka njoftuar zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Në këtë depo janë gjetur:

822 kg duhan i grirë

28 pako cigare (1 pako =10kg)

Makinë për grirjen e duhanit  (1 copë)


Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi do të shkaktonte dëm mbi 50 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Dogana e Kosovës thekson se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes joetike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095.

Të ngjashme