Dogana kap 30 kg duhan në Lipjan

Lipjan | 27 Mar 2018 | 16:26 | Nga

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Njësitë e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, në katër  lokacione të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, njofton Klan Kosova.

Sasia totale e mallrave të konfiskuara është:

  1. Lloje të ndryshme të cigareve: 42,220 copë cigare.
  2. Duhan Refuz 30 kg.
  3. Filtera per cigare 30,000copë.

Cigaret pa banderola janë konfiskuar dhe është lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme