Doja Cat infektohet me COVID-19, tërhiqet nga turneu i Jingle Ball

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Doja Cat është tërhequr nga turneu i HeartRadio Jingle Ball 2021 pasi zbuloi se ajo rezultoi pozitive për COVID-19.

Këngëtarja e “Kiss Me More”, 26 vjeçe, njoftoi të dielën se u infektua em virusin pasi zbuloi se anëtarët e ekipit të saj rezultuan pozitiv ditë më parë.

“Jam e trishtuar të ndaj që sapo rezultova pozitiv dhe nuk do të jem më në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut iHeartRadio Jingle Ball”, shkroi ajo në një deklaratë të shpërndarë në Instagram.

E nominuara për Grammy shtoi se është e dëshpëruar pasi duhet të braktisë datat e ardhshme të koncerteve në Filadelfia, Uashington DC, Atlanta dhe Miami, shkruan People.

“Jam mirë dhe mezi pres të shërohem dhe të rikthehem atje sa më shpejt që të mundem! Pjesa tjetër e turneut kanë disa performanca të shkëlqyera, do të doja të isha atje. Shumë dashuri”, përfundoi këngëtarja.

Kjo është hera e dytë që Doja zbulon se ajo ka rezultuar pozitive për virusin që nga korriku 2020, kur ajo i tha radios CapitalXTRA në atë kohë se po ndihej “mirë” pasi kishte “Simptoma të tmerrshme katërditore”.

Doja Cat, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, fillimisht njoftoi të premten se do t’i duhej të anashkalonte dy nga performancat e saj të planifikuara të Jingle Ball në Boston dhe New York City, pasi “disa anëtarë” të ekipit të saj rezultuan pozitivë për COVID-19.

Jingle Ball Tour është seria më e fundit e koncerteve të festave që ndikohet nga pandemia COVID-19.

Foto: Getty Images

Gjatë fundjavës, u njoftua se Lil Nas X dhe Coldplay të dy do të detyroheshin të tërhiqeshin nga Jingle Bell Ball i Capital FM 2021 në Londër pasi anëtarët e ekipeve të tyre përkatëse rezultuan gjithashtu pozitiv për COVID-19.

Të ngjashme