Don Xhoni realizon spotin me sharje dhe skena dhune në oborrin e Kishës

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Reperi i ri, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën “Don Xhoni”, gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Maffia”.

Videoklipi i këngës është realizuar në Kosovë e që një pjesë është xhiruar në oborrin e Kishës Katolike në Llapushnik.

Kjo këngë ngjalli reagime, pasi teksti i këngës ishte i shkruar nga vetë reperi e që përmban sharje e shprehje banale gjatë kohës që xhirohej në oborrin e kishës.

Edhe këngëtarë të tjerë kishin xhiruar videoklipe në hapësira të kishave katolike e që më vonë hasën në probleme, madje duke iu fshirë edhe klipi.

Të ngjashme