Donald Trump kritikon “Apple” për largimin e butonit “home”

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Që nga modeli i parë i iPhone-it më 2007-ën, pajisjet shfrytëzuan një buton fizik ‘home’ që i ktheu përdoruesit në pjesën fillestare.

Por, një dekadë pasi doli telefoni origjinal, botimi i vitit 2017 i iPhone, versioni X, u bë versioni i parë që iu largua ky buton, në favor të kontrolleve të rrëshqitjes, transmeton lajmi.net.

Ky kontroll kërko nga përdoruesit të rrëshqasin gishtat nëpër ekran, për t’u kthyer në pjesën fillestare.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu Trump të kritikojë shefin ekzekutiv të Apple për ndryshimin tani, më shumë se dy vjet pasi u zbatua për herë të parë.

Të ngjashme