Draft ligji i ri: Burgje private në Shqipëri

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Ministrave miratoi dje (23 tetor) draftin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.

Në draft parashikohet edhe ngritja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale private, transmeton oranews.

Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në nenin 15 dhe 16 flitet për funksionimin e këtyre institucioneve.

Në burgjet private mund të vendosen të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim. Nuk do të vendosen në këto institucione të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë.

Pritet që pr/ligji të kalojë në parlament për diskutim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme