Dramë në Serie A, katër ekipe në garë për dy vendet e Championsit

Prishtinë | 23 Maj 2026 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Derisa Interi e ka fituar titullin e 21-të të Italisë dhe Napoli e ka siguruar Ligën e Kampionëve, në xhiron e fundit të kampionatit janë katër skuadra që po garojnë për kualifikim në elitën e futbollit evropian.

Katër ekipet e para kualifikohen në Champions League.

Milani dhe Roma ndodhen në vendin e tretë dhe të katërt me nga 70 pikë. Këto dy ekipe do të sfidohen nga Como dhe Juventusi, që zënë pozitat e pestë dhe të gjashtë me nga 68 pikë.

Milani luan me Cagliarin të dielën nga ora 20:45. Po të dielën në këtë orar, Como luan në udhëtim te Cremonese. Cagliari ka siguruar mbijetesën me 40 pikë në vendin e 16-të, ndërsa Cremonese ka nevojë për fitore për të shmangur rënien në Serie B.

Roma, që është pa humbje në gjashtë ndeshje, luan të dielën nga ora 20:45 në udhëtim te Verona, tashmë e rënë në Serie B.

Juventusi ndërkohë e luan derbin torinez. Edhe ndeshja Torino – Juventus luhet të dielën nga ora 20:45.

Edhe Lecce nuk e ka të sigurt qëndrimin në Serie A dhe lufton me Cremonesen. Lecce në vendin e 17-të ka 35 pikë, ndërsa ndeshja Lecce – Genoa luhet të dielën në mbrëmje.

Të ngjashme