Dreçun përhap panik te serbët për FSK-në: Mund të shtrihen në secilën pjesë të Kosovës

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të vendos në mënyrë të përhershme Forcën e saj të Sigurisë anembanë vendit duke shfrytëzuar krizën e tanishme, ka deklaruar Kryteari i të ashtuquajturit “Komisioni Parlamentar për Kosovën” në Serbi, Millovan Dreçun, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.

Dreçun thotë se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka paralajmëruar thyerjen e barrikadave të vendosura në veri, teksa shtoi se “FSK do të jetë në secilën pjesë të Kosovës”.

“Është realiste që ata ishin prezentë në dy raste në veri të Kosovës. Besoj se komandanti i KFOR-it duhet ta shpjegojë këtë. A e ka aprovuar? Mbi çfarë baze? Nuk e ka pasur pëlqimin e katër kryetarëve të komunave”, ka thënë Dreçun.

FSK ka armë më të rënda dhe po trajnohen në terren, u shpreh Dreçun, derisa vuri theksin se planifikohet edhe pajisja me dronë dhe tranke.

Përveç kësaj, ai tha se numri i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkuar në gati 4 mijë e 500, dhe se 2 mijë prej tyre kanë kryer trajnime ushtarake jashtë vendit

Dreçun fajësoi Gjermaninë për mbështetjen më të madhe ndaj Kosovës derisa shtoi se ShBA ka qasje më pragamatike “që lë hapësirë për zgjidhje”. 

Të ngjashme