Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, së bashku me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Valdet Gjinovci, kanë realizuar një takim pune me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta inspektuese te tatimpaguesit që kanë risk potencial për shmangie tatimore, konkurrence të padrejtë dhe që kanë parregullsi në zbatimin e ligjeve përkatëse.
Të dy drejtorët u pajtuan që të angazhohen në ruajtjen dhe rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të transparencës dhe efektivitetit të shërbimeve, zbatim të barabartë dhe të njëtrajtshëm të ligjeve, si dhe një angazhim për kushte më të mira për veprimtarinë e përmbushjes tatimore.