Gjatë konferencës të organizuar në CEF për udhëheqja e ndryshimeve në një Administratë Tatimore Moderne, e mbajtur në Podgoricë, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri me bashkëpunëtor ka vizituar Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së të Hyrave të Malit te Zi, Miomir Mugosa.
Në këtë takim, drejtoret Mugosha dhe Imeri diskutuan për të arriturat, sfidat dhe bashkëpunimi në të ardhmen në mes dy institucioneve që i udhëheqin. Po ashtu, u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit ne fushat profesionale, shkëmbim te përvojave ne fushën e ofrimit te shërbimeve për tatimpagues si dhe avancimin e proceseve që kanë të bëjnë me kontrollin tatimor, me theks të veçantë për kontrollin e sektorit financiar.