Ekonomia Online
FUNDIT

Drenica nuk ka nevojë për lëmoshë, ndaleni këtë maskaradë

Drenica nuk ka nevojë për lëmoshë, ndaleni këtë maskaradë

Drenica është mbuluar nga uji. Vërshimet kanë përfshirë shumë fshatra të saj. Një numër i madh i banorëve mbetën pa strehë, por edhe pa gjëra elementare. Rrezikohet të shfaqet edhe një epidemi e mundshme. Politikanë dhe personalitete të tjera po shfrytëzojnë rastin për të bërë gjoja bamirësi në këtë rajon. Por, në fakt, ata nuk […]

Drenica është mbuluar nga uji.

Vërshimet kanë përfshirë shumë fshatra të saj. Një numër i madh i banorëve mbetën pa strehë, por edhe pa gjëra elementare.

Rrezikohet të shfaqet edhe një epidemi e mundshme.

Politikanë dhe personalitete të tjera po shfrytëzojnë rastin për të bërë gjoja bamirësi në këtë rajon.

Por, në fakt, ata nuk po ndihmojnë Drenicën, por po e ofendojnë popullin e saj. Drenica nuk ka nevojë për ndihmën e asnjë qytetari, por për dorën e shtetit.

Në buxhetin e Kosovës janë të pa shpenzuara mbi 700 milionë euro. Nëse shteti do të intervenonte në këtë rajon, atëherë do të ishte një ndihmë e vërtetë për popullsinë e Drenicës.

Është i tmerrshëm trendi i deklaratave, poezive e folklorizmave të tjera rreth kësaj teme, në kurriz të njerëzve të varfër.

Populli i Drenicës mund të ketë edhe të varfër, por ata janë krenarë, nuk kanë nevojë për lëmoshën e askujt.

Turp për disa që fotografojnë veten me familje të varfra me ushqime të minimarketeve, me arsyetimin se gjoja po bëjnë bamirësi.

Kjo është një maskaradë e turpshme që nuk ndihmon në asgjë.

Në këtë maskaradë, po marrin pjesë edhe analistët e studiove televizive, por edhe personalitete të tjera si pronarë të gazetave e portaleve.

Ata po shfrytëzojnë situatën për të fituar popullaritet, duke shpërfillur nevojat e vërteta të popullsisë.

Ikni prej aty.

Drenica krenare nuk ka nevojë për ju.

Presioni duhet të bëhet te qeveria, në mënyrë që aty të shpërfaqet dora e shtetit.

E jo dora e hajgarexhinjve të rrjeteve sociale.

(Autori është ish-deputet i AAK-së dhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie)

Të ngjashme