“Dritarja” e parë ndërkombëtare e Kosovës ka nisur të mbyllet

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 08:50 | Nga

Z Mobile Prishtina ka bërë një kthim të befasishëm në edicionin e ri të Ligës Ballkanike në basketboll (BIBL).

Por BIBL po shkon drejt fundit të saj, vlerësojnë njohës të basketbollit të regjionit, shkruan Koha Ditore.

Vetëm gjashtë skuadra do të garojnë në edicionin e ri të Ligës Ballkanike, që fillon më 16 tetor.

Nuk është se menaxhmenti ka vendosur për numër të vogël skuadrash dhe ka bërë përzgjedhje strikte të tyre.

Është e kundërta – drejtuesit e BIBL-së nuk ia kanë dalë të gjejnë më shumë skuadra të interesuara për të garuar në edicionin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme