Dua Lipa do të këndojë me Elton Johnin në mbështetje të të prekurve me HIV

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa këtë vit do të jetë mysafire speciale e Elton Johnit në organizimin që fondacioni i tij për sëmundjen e SIDËS do të ketë këtë vit, një natë para mbajtjes së ceremonisë prestigjioze të çmimeve “Oscars”.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja 25-vjeçare nga Kosova e cila është shprehur e entuziazmuar që do të performojë më 25 prill për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën të cilët janë të prekur ose janë të rrezikuar nga HIV AIDS, transmeton Koha.net.

“Shikoni kë takova më në fund sot gjatë provave!!! Jam e entuziazmuar dhe e nderuar që do të performojë në #EJAFOscars më 25 prill me @eltonofficial në mbështetje të punës së mahnitshme që @ejaf është duke bërë për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën të cilët jetojnë, ose janë të rrezikuar me HIV”, ka shkruar Dua në Twitter.

Të ngjashme