Dua Lipa fanse e ushqimeve tradicionale shqiptare: Asgjë si ushqimet e nënës

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Një nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës në botë është një shqiptare, prandaj çdo veprim i Dua Lipës bëhet lajm në mediet rozë.

Krahas arritjeve në muzikë, këngëtarja shpesh herë mbulon ballinat e mediave më të njohura botërore edhe për jetën e saj private, e sidomos për romancën me Anwar Hadid.

Por, 26-vjeçarja tregon vazhdimisht që është krenare me prejardhjen e saj, e këtë e dëshmon në mënyra të ndryshme dhe me detaje nga më të voglat.

Këtë herë ylli u muzikës, në një postim në InstaStory, ka treguar se është një fanse e ushqimeve të nënës së saj, Anesa Lipa, e që janë ushqime tradicionale shqiptare.

“Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka shkruar Dua, në fotografinë ku shihet byreku dhe pite me spinaq.

Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, këtë verë ka qëndruar në Shqipëri, ku edhe ka kaluar pushimet verore bashkë me familjen e saj dhe partnerin, ndërsa edhe është pritur në takim nga kryeministri, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndryshe, hiti i madh i këngëtares, “Levitating” së fundi ka shënuar një sukses historik, duke u bërë artistja e parë femër që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara në “Hot 100”.

Të ngjashme