Ekonomia Online
FUNDIT

Duhet t’i braktisim iluzionet se një ditë Serbia do të bëhet një shtet mik dhe paqësor

Duhet t’i braktisim iluzionet se një ditë Serbia do të bëhet një shtet mik dhe paqësor

Politikanët tanë dhe të gjithë ne shqiptarët duhet ta kemi të qartë një gjë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Mund të arrijë në pikën e ndonjë marrëveshjeje të tipit modus vivendi, si kompromis për të marrë fonde e për anëtarësim në BE, por njohje të plotë nuk do […]

Politikanët tanë dhe të gjithë ne shqiptarët duhet ta kemi të qartë një gjë: Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Mund të arrijë në pikën e ndonjë marrëveshjeje të tipit modus vivendi, si kompromis për të marrë fonde e për anëtarësim në BE, por njohje të plotë nuk do të ketë kurrë, deri sa është kjo Serbi, e mbështetur në historinë e saj mesjetare dhe mitologjinë e formuar rreth saj, e mëkuar nga romantizmi imperialist dhe nga fashizmi serbomadh.

Prandaj, nëse duam ta përballojmë rrezikun e radhës prej saj, duhet t’i forcojmë dy shtetet tona, Kosovën e Shqipërinë dhe kombin tonë dhe t’i cimetojmë aleancat tona atlantike.

Pra, ata që i kanë ende, duhet t’i braktisin iluzionet se një ditë Serbia do të na bëhet një shtet mik dhe paqësor.

Kjo thjesht nuk do të ndodhë, sepse Serbia është peng i një narracioni të pakorrigjueshëm, të shndërruar jo vetëm në mit e ideologji, po edhe në pjesë të fuqishme të doktrinës religjioze.

Merrni vesh, o njerëz!

Të ngjashme