Durrës, bllokohen 46.2 tonë produkte ushqimore nga Brazili, ndër to 27 tonë mish pule me salmonelë

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e 46.2 tone produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar.

Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se dy ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës.

“Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).

Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj)”, njofton AKU.

Të ngjashme