Durrës, po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, humb jetën nga kontakti me energjinë elektrike 28-vjeçari filipinez

Prishtinë | 26 Sht 2026 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Një 28-vjeçar me origjinë filipinase ka humbur jetën pas një aksidenti në punë, të ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, ku 28-vjeçari A. R., punëtor i një firme private, ndodhej në një varkë në det, shkruan rtsh.al.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë e goditjes elektrike, 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme