Dy binjakët e mitur të familjes Lala nxirren të pajetë nga rrënojat e shtëpisë së tyre

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 46 numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit.

46 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mirëpo, është familja Lala nga ish-Këneta e Durrësit e cila është prekur më së shumti nga kjo fatkeqësi natyrore.

Para pak çastesh nga rrënojat janë nxjerrë tre persona të pajetë të kësaj familje, shkruan lajmi.net.

Siç raportojnë mediet në Shqipëri, bëhet fjalë për dy binjakët e mitur, Dionis dhe Dionesa Lala mirëpo, gruaja e cila është nxjerrë nga rrënojat nuk dihet nëse është nëna e binjakëve, Mirjeta Lala apo gjyshja e binjakëve.

Theksojmë se janë shtatë anëtarë të familjes Lala që kanë mbetur nën rrënojat e shtëpisë së tyre, pra vetëm edhe një person ka mbetur nën rrënoja.

Të ngjashme