Dy dilemat e fillores, ku është kurthuar VV-ja…

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 19:47 | Nga Bardhyl Meta

Dy dilemat e klasës 2-të fillore, ku janë kurthuar VV-ja, Veton Surroi, Rron Gjonovci, Armend Muja dhe Vu-Vu-zelat tjera:¨

Dilema e parë: përmbledhur, po e thonë se, “Kuvendi duhet të shpërndahet” – meqë shkarkoi Qeverinë Kurti?

Pra, kanë dilemën: A e bëri Voja►Pulën, apo Pula►Vonë?

Përkthyer, dilema VV-iste dhe jo vetëm, është: A ja dha Kuvendi mandatin Qeverisë, e besa edhe Presidentit – Apo, është Qeveria ajo, që ja dha mandatin Kuvendit dhe Deputetëve?

Po insistojnë, se këtë “dilemë Hamletiane” – “A e boni Voja – Pulën, apo Pula – Vonë”, duhet ta zgjidh Gjykata Kushtetuese”!

Ani more, me kënaqësi , rrogat për k’so dilemash i marrin ata!
Kushtetuesja, përgjigja që hyn n’Librin e Genisit, si më e shkurta:
a) *“Votuesit (Zgjedhin)►Kuvendin”; b) ”Kuvendi (Deputetët)►Qeverinë!”; C) ”Kuvendi (Depuetët)►Presidentin”;

b) **Sqarim shtesë nga Kushtetuesja: Që nga viti 1989-1990, edhe në vendet e Europës Lindore, Deputetët zgjidhen nga Populli dhe Kuvendi është organi më i lartë…, dhe jo siç ishte më herët, që Partia e Shenjtë ishte Olimpi prej nga buronte e “vërteta” dhe “Pushteti popullor”, “Kuvendi, Qeveria, Presidenti etj”.

Dilema e dytë e VV-së: Po thonë se: “Neni 82.2” i Kushtetutës imponon shpërbërjen e Kuvendit, ngase aty thuhet se “Kuvendi MUND të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.!? Po insistojnë në ri-interpretimin e fjalës “MUND” në këtë fjali!

Në këtë ndërmarrësi, u ka dalë me një përpjekje simpatike por të pareshtur, edhe shkrimtari i shquar Veton Surroi, dhe bashkë (Surroi, A. Muja, RR. Gjinovci, H. Abazi e Vu-Vu-zela tjera) si një kor polifonik, po e thonë dhe insistojnë, se:

Fjala “Mund” – ka t‘njëjtin kuptim me fjalën “Duhet”!
“Mund” ⹀ “Duhet”!?

Edhe këtë “dilemë Hamletiane”, po thonë se duhet ta trajtojë “Gjykata Kushtetuese”!

Por, meqë këso dilemash, po m’duhet me i zgjedh me vajzën time 8 vjeçe, po ia ndihmojë pak “Gjykatës Kushtetuese” në ndërkohë, përmes poezisë së Tasim Gjokutaj, e cila flet se çfarë ngjanë kur e “hamë” ndonjë shkronjë apo fjalë:

VV & Vu-Vuzelat: “Nuk bëhet hataja, vetëm për një “fjalë” (Shkronjë)”?!
Poeti: “Eja, bir i babit, bashkë ta shikojmë”:

Për një d-ë
që ti s’e vë,
fjala derë
bëhet erë
dhe shtëpia
ngel pa derë…

Për një m-ë
që ti s’e vë,
fjala mik
bëhet ik…

Ç’bën kështu,
more Albin,
a i thuhet
mikut ik?!)

Shih pa shih,
ka dhe më keq:
për një b-ë
që ti e heq,
fjala bujk
bëhet ujk.

(Bujkun tonë
që prodhon bukë,
për një shkronjë
ti e bën ujk…)

Sytë e Binit
mbushen lotë…
Do të flasë,
por çfarë të thotë?!

Të ngjashme