Dy mjekë dhe një infermiere të infektuar me Covid-19

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se nga 12 rastet e fundit, shtatë janë në Shkup dhe pesë në Kumanovë.

“Në spitalin e Kumanovës dje u punua intensivisht, u bënë intervista. Ka pesë persona të infektuar, prej tyre tre janë persona shëndetësorë, dy mjekë dhe një infermiere”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Snezhana Zaharieva njoftoi se ata ndodhen në vetëizolim shtëpiak, për shkak se nuk kanë nevojë për shërim në spital dhe se momentalisht nuk kanë temperaturë.

Të ngjashme