Mbrëmjen e së shtunës, gjatë një patrullimi rutinë, njësia policore ka ndaluar dy persona të dyshuar në zonën e Shkabajt.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit te njëri prej të dyshuarve është gjetur një cigare e ndezur e dyshuar si marihuanë, si dhe tri qese të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej rreth 5.19 gramësh. Substancat janë sekuestruar.
Ndërkohë, te personi i dytë është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt ligjore.