Dy shtetas të Serbisë infektohen me Coronavirus

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

MPJ e Serbisë ka konfirmuar se dy shtetas serbë janë infektuar me Coronavirus në një anije në Japoni.

Dy shtetas të Serbisë, anëtarë të anijes “Diamond Princess”, janë testuar pozitiv për koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme serbe.

MPJ serbe ka bërë të ditur se bëhet fjalë për S.O. 29 vjeç dhe M.T, 30.

MPJ serbe është duke punuar në grumbullimin e informacioneve nga MPJ e Japonisë se ku do të bëhet trajtimi i tyre, raporton RTS, transmeton lajmi.net.

Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt me ta dhe të gjithë anëtarët e anijes posedojnë numrat e telefonit të ambasadës në Japoni si dhe numrin e emergjencës që është në dispozicion 24 orë. 

Të ngjashme